UEFA i heq dënimin Ibras, luan kundër Barças


Paris Saint-Germain ka marrë lajme të mira nga UEFA, Zlatan Ibrahimoviqit dënimi i është ulur dhe me këtë rast suedezi do të jetë në gjendje që të paraqitet në të dyja ndeshjet e çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
Ibrahimoviq ka qenë i dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të ndërhyrjes së palejuar ndaj Andres Guardados në ballafaqimin e parë të 1/8 së finales të garës më prestigjioze evropiane për klube kundër Valencias (2:1).
Për shkak të dënimit ai humbi ndeshjen e dytë në Paris, është duhur të humbasë edhe ndeshjen e parë me Barcelonën, por tani do të udhëheq ekipin e tij kundër gjigantëve katalonas në të dyja ndeshjet.
Ndeshja e parë do të luhet më 2 prill në “Park de Pirnce”, ndërsa loja e dytë më 10 prill në “Camp Nou”, ku ai luajti nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Popular posts from this blog